–Një tjetër me 5500 ton qymyr në radën portuale-
Pesë anije me mallra dhe kontejnerë po përpunohen paraditen e së enjtes në portin më të madh të vendit.
Në orët e para të mëngjesit në Terminalin e udhëtarëve janë ankoruar edhe tragetet “Rigel III” dhe “AF Francesca” të linjës Bari-Durrës.
Burime nga Qendra e Informacionit në APD, bënë të ditur se katër anije me mbi 10 mijë ton mallra, po shkarkojnë melaminë, skrap dhe paleta me mallra ushqimore në kalatat 2, 4, 5, dhe 10 të Terminalit Perëndimor dhe atij Lindor në portin e Durrësit.
Në kalatën 6 nga anija “MSC Uma” po shkarkohen 443 kontejnerë me mallra.
Ndërkaq në radën portuale ka mbërritur anija “Halisdemir”, e cila pritet të shkarkojë 5500 to qymyr në kalatën 11 të Terminalit Lindor.