Në kalatat e portit të Durrësit vazhdon sot përpunimi i pesë anijeve që kanë sjellë 13.500 ton mallra të ndryshme dhe 79 kontejnerë, ndërsa nga Bari (Itali) kanë mbërritur sipas grafikut dy tragetet e linjës.
Nga Qendra e Informacionit në APD, mësohet se anijet që po shkarkohen në kalatat 1, 2, 5, 6 dhe 11 kanë sjellë nga importi mallra të ndryshme, si grurë, çimento, gurë mermeri dhe skrap.
Gjatë ditës priten edhe dy anije të tjera me 7530 ton mallra si xhama dhe skrap.
Ndërkaq në kuadër të nismës rajonale “Adrion” në akuatoriumin e portit më të madh të vendit janë mikpritur edhe disa anije ushtarake nga Shqipëria, Greqia, Italia, Kroacia, Mali i Zi dhe Sllovenia. Mjetet lundruese do të marrin pjesë në stërvitjen rajonale detare “Adrion Livex 2018”.