Porti i Durrësit ka hapur dyert të dielën paradite, në mbështetje të nismës “Një hap për Durrësin”.
Maratona që përfshiu të gjitha moshat nuk kishte si synim garën – thanë organizatorët.
Misioni i saj ishte sensibilizimi e qytetarëve dhe Autoriteti Portual përfshiu në në itinerarin e maratonës edhe kalimin brenda portit më të madh të vendit.
Fëmijë dhe të moshuar, të rinj e të reja, si dhe qytetarë vendas, nga Kosova, apoe dhe të huaj, kanë vrapuar e marshuar, me pikënisje nga sheshi “Lirija” drejt hyrjes kryesore të portit të Durrësit.
Pas lëvizjes dhe vrapimit prej 5 km, nën kujdesin e forcave të sigurisë portuale, pjesmarrësit nga dalja nr 2 e portit i janë drejtuar përsëri godinës së bashkisë, në sheshin kryesor të qytetit.
Autoriteti Portual ka mbështetur edhe në raste të tjera nismat qytetare, që i shërbejnë Durrësit dhe banorëve të tij.