Në eksperiencën e tij 30 vjeçare, ai kujton me nostalgji veprimtarinë e portit ndër vite dhe evoluimin e tij nga viti në vit. Sipas tij, porti ka pësuar zhvillime dhe ndryshime rrënjësore që nga dita kur ka marrë detyrën si: mekanik elektrovinxhash, llogaritar i parë, më pas si shef finance dhe prej disa vitesh si përgjegjës sektori.
Sot, në pozicionin e përgjegjësit të sektorit të Statistikave, Prognozës dhe Plan Biznesit, z.Lila tregon dhe propozon ide të reja për zhvillimin e portit të Durrësit, si një ndër arteriet kryesore të zhvillimit ekonomik të vendit tonë. Ai shprehet që ish- pontili të kalojë në Terminal të përpunimit të konteinerëve sepse krijon akses për hekurudhë si dhe rritje të rendimentit, përpunim më të shpejtë si dhe rritje të performancës në punë.
Thirrja e Fatmirit, u drejtohet të gjithë të rinjve të vendit tonë për të njohur veprimtarinë e portit më të madh në vend, por gjithashtu të aspirojnë profesione të cilat janë pak ose aspak të njohura për tregun e punës.
Slogani i punës dhe jetës së tij të lidhur me detin, ka qenë dhe mbetet: “Anija matet kur përballet me furtunë, jo kur është deti i qetë”.