Në kuadër të vizitës zyrtare në Shqipëri, Presidentja e Kosovës, znj. Vjosa Osmani, ndaloi dhe në Portin e Durrësit, ku u prit nga Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Portual Durrës, z. Pirro Vengu dhe Drejtori i Përgjitshëm i Doganave, z. Gent Gazheli, të cilët bënë një prezantim të shkëmbimeve tregtare me Kosovën, bashkëpunimit Doganor, dhe ecurisë së përpunimit të mallrave të Kosovës në import dhe eksport përmes Kompleksit portual Durrës/Porto Romano.
Znj. Osmani, gjatë ndalesës në Terminalin e Trageteve, shoqërohej nga Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, znj. Emiriana Sako, vizitoi dhe Zyrat e Doganës së Kosovës, ku prej 10 muajsh realizohen të gjitha procedurat e zhdoganimit.
Në 8 mujorin 2023 është konstatuar rritje me 50% e volumit të mallrave në Durrës dhe Porto Romano që kanë për destinacion Kosovën.
Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen për të gjitha lehtësitë e ofruara nga Autoritetet shqiptare, duke mundësuar ndërveprim me të madh mes dy Doganave, përshpejtim të procedurave dhe rritje të bashkëpunimit tregtar përmes Portit të të gjithë shqiptarëve.