APD, prezantohet Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv, z. Aleksandër Lipivani

Z. Aleksandër Lipivani është emëruar sot Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i APD.

Takimi prezantues u zhvillua sot pasdite në Drejtorinë e APD, në prani të zv. Ministrit të MTI (Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës), z. Bahri Shaqiri.

Kryetari i Këshillit Drejtues të APD, z. Gentian Beqiri ka bërë të njohur vendimin e këtij Këshilli për të pranuar dorëheqjen e ish-drejtorit, z. Gazmend Shalsi dhe më pas ka prezantuar Drejtorin Ekzekutiv, z. Aleksandër Lipivani.

Z. Lipivani vjen në këtë detyrë nga posti i drejtorit të përgjithshëm të Aviacionit Civil.

Zv. Ministri Shaqiri, duke vlerësuar përvojën e z. Lipivani tha se ai do të jetë kordinues dhe bashkëpunues. Z. Shaqiri shtoi se puna e drejtuesit do të sjellë një potencial pozitiv.

Në fjalën e tij Drejtori i përgjithshëm ekzekutiv i APD, Aleksandër Lipivani, nënvizoi eksperiencën e tij, duke shtuar se do të menaxhojë dhe do të vlerësojë punën e bashkëpunëtorëve. Ai u tha të pranishmëve se do të ketë nevojë për mbështetjen e tyre.

Më pas Takimi vijoi me prezantimin e drejtuesve të pranishëm dhe trajtimin e problematikave të ditës.

CURRICULUM VITAE

Z. Aleksandër Lipivani, 40 vjeç, me profesion jurist ka një përvojë drejtimi në institucione të ndryshme shtetërore.

Drejtor Ekzekutiv Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar (Janar 2015–Nëntor 2016)

Drejtor – Departamenti i Auditit të të Ardhurave të Buxhetit të Shtetit Kontrolli i Lartë i Shtetit (Prill 2012–Qershor 2013)

Zv/Drejtor i Përgjithshëm – Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave (Nëntor 2010 – Prill 2012)

Më parë ka punuar në Ministrinë e Shëndetsisë, në atë të Drejtësisë si dhe në Këshillin e Ministrave.