APD: Pritet fluks udhëtarësh me tragete, Takim konsultativ për masat e marra në prag sezoni

Masat që po merren në kuadër të fluksit të pritshëm të udhëtarëve dhe automjeteve me tragete në prag të sezonit veror ishin temat që u diskutuan në Takimin, që u organizua dje në mjediset e APD.

Së bashku me Drejtorin e përgjithshëm ekzekutiv të APD, Afrim Bakaj, në Takimin që u drejtua nga Prefekti i qarkut, Roland Nasto, morrën pjesë edhe znj Lindita Nushi, drejtore e Policisë së kufirit dhe migracionit, drejtori I Doganës Durrës, Agron Lamaj, si dhe përfaqësues nga kompanitë koncesionare, nga agjencitë e lundrimit, si dhe doganës e policisë së kufirit. Gjatë takimit operatoret privatë bënë një sërë kërkesash në lidhje me lehtësimin e trafikut që krijohet nga fluksi i madh I udhëtarëve dhe automjeteve gjatë periudhës korrik-gusht në terminalin e trageteve. Drejtuesit e APD, doganës dhe policisë së kufirit propozuan zgjidhje dhe masa konkrete për situatën, si shtimi i sipërfaqes për parkimin e kamionëve, disiplinimi i trafikut, shtimi i forcave të FSPD, etj.