APD: Punonjësit e Autoritetit Portual Durrës i bashkohen fushatës sensibilizuese kundër kancerit të gjirit “Tetori Roze”

Në bashkëpunim me Spitalin Rajonal Durrës është zhvilluar ditën e sotme në ambientet e APD-së takim infromuese mbi kancerin e gjirit. Ky takim vjen në kuadër të “Tetorit Rozë” si   muaji i luftës kundër kancerit të gjirit, për të rritur ndërgjegjësimin se beteja me këtë sëmundje mund të fitohet!

Diagnostikimi i hershëm të shpëton jetën!

Koha më e mirë për të kryer mamografinë është  tani.

Duke falenderuar Drejtoreshën e Spitalit Rajonal Durrës, znj.Nadire Kërtusha, mjeken onkologe znj.Manjola Luzi, kryeinferimieren znj.Ermioni Dabaj, pranë SRD-së dhe gjithë stafin e angazhuar për këtë takim të realizuar.

Fushatë ndergjegjesimi në muajin e luftës kundër kancerit të gjirit!