Reparti i Policisë së Mbrojtjes Nga Zjarri dhe Shpëtimit (PMNZSH) pranë Autoritetit Portual Durrës, përveç veprimtarisë kryesore brenda territorit portual ka marrë pjesë gjatë këtij viti edhe në operacionet e shpëtimit; mbrojtjes ndaj zjarreve dhe rrezikut të përmbytjeve në hapësirën e qarkut të Durrësit.
Bashkë me qindra orë shërbime në mbështetje të kompanive që operojnë në port, efektivat e këtij reparti kanë dhënë kontributin e tyre në afro 20 operacione shpëtimi, me mbi 125 orë shërbimi, në qytetet e Durrësit e Shijakut dhe në periferinë e tyre.