APD: Rreziku i koronavirusit: Ministrja e Shëndetsisë Manastirliu vlerëson masat në Terminalin e trageteve

Ministrja e Shëndetsisë, Ogerta Manastirliu, e shoqëruar nga specialistë të
ISHP ka inspektuar sot paradite Terminalin e Trageteve, në kuadër të masave për parandalimin e depërtimit dhe përhapjes së #COVID – 19 në pikat kufitare të vendit.
Gjatë bashkëbisedimit me drejtorin e Përgjithshëm Ekzekutiv, Pirro Vengu,
ministrja Manastirliu vlerësoi organizimin në portin e Durrësit si pjesë e kordonit sanitar, duke kërkuar më tej rritjen e nivelit të vigjilencës,sipas udhëzimeve të Organizatës Botërore të Shëndetsisë.
Drejtori Vengu e njohu ministren me masat e përforcuara në Terminalin e
trageteve, me rritjen e numrit të mjekëve, personelit shëndetsor dhe të
mjeteve të të APD.
Vazhdimi i verifikimeve për lëvizjet e mëparshme të udhëtarëve që mbërrijnë në Durrës, si dhe dhënia e informacionit për mjekët epidemiologë në rastet e dyshuara përbën një moment mjaft të rëndësishëm në punën e personelit mjekësor – u shpreh ministrja Manastirliu.
Vetëm paraditen e sotme kanë mbërritur me tragetet e linjës Bari – Durrës dhe Ankona – Durrës mbi 600 udhëtarë, të cilëve u janë kontrolluar skedat e
udhëtimit, si dhe u është matur temperatura trupore.