5,764 tonë mallra më shumë janë transportuar nga Porti i Durrësit drejt Kosovës, krahasuar kjo me të njëjtën periudhe të 2019-ës.
Në total janë përpunuar rreth 115 mijë tonë mallra të ndryshme, që kanë mbërritur me anije në portin e Durrësit, gjatë periudhës janar-korrik 2020, të cilat më pas i janë drejtuar qyteteve të Kosovës.
Sipas të dhënave nga Sektori i Statistikave ne APD, mallrat që janë transportuar më pas tranzit në rrugë tokësore drejt Kosovës janë: llamarina, qymyr, çimento, hekur ndërtimi dhe xhama.
Mallrat tranzit për në Kosovë janë përpunuar në Terminalin Perëndimor, 68 mijë tonë, dhe në Terminalin Lindor, 47,442 tonë gjithsej.