APD: Sezoni turistik 2016-2018: rritet numri i jahteve në kalata

Numri i jahteve që ankorohen në portin e Durrësit ka ardhur në rritje nga viti në vit.

Megjithëse shfrytëzohet më së shumti për përpunimin e anijeve me mallra, në portin më të madh të vendit janë krijuar kushte për ankorimin e jahteve turistike që vijnë nga vende të ndryshme të Mesdheut dhe jo vetëm.

Gjatë vitit 2016 në kalatat e portit u ankoruan 218 jahte të përmasave të ndryshme.

Një vit më vonë ky numër arriti në 294 jahte gjithsej, ndërsa gjatë vitit 2018 jahtet që u ankoruan në Durrës regjistruan shifrën 380, ose 86 jahte më shumë se sa në vitin paraardhës.

Personeli i jahteve përveç shërbimeve të nevojshme në kalatat e portit ka vizituar edhe qendrat historike dhe arkeologjike të Durrësit. Kohëqëndrimi i jahteve në Durrës shkon nga 2-10 ditë.