APD shpall dy vende vakante për punonjës sigurie/ 06 maj 2021
Ne vijim te zbatimit te Udhezimit Nr. 7 datë 11.06.2015 të Ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës “Për percaktimin e kritereve dhe procedurave të përzgjedhjes së punonjësve të Forcës së Sigurisë ne Portet Detare të Republikës së Shqipërise”, kerkojme nga ana juaj publikimin ne faqen zyrtare web te APD shpalljen e 2 (dy) vendeve vakante prane FSPD per pozicionin e punes:
Punonjës sigurie, FSPD
Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:
Punonjësit e FSPD-së kryejnë shërbim si:
Personel roje i Zyrave të Sigurisë (Njësitë tokësore fikse)
Patrullë me automjet (Njësitë tokësore të lëvizshme)
Personeli i sigurisë në sallën Operative
Punonjësit e Sigurisë pranë FSPD kanë për detyrë:
Të njohin, mbrojnë dhe garantojnë zbatimin e ligjeve, akteve nënligjore që ngarkojnë me detyra e kompetenca FSPD-në.
Të njohin strukturën organizative të Autoritetit Portual Durrës, FSPD-së dhe strukturave të tjera që operojnë ne port.
Të ruajnë rrethimin e portit, te mbrojnë dhe të ruajnë të gjithë sektorët portualë, vlerat dhe infrastrukturat ndaj çdo lloj kërcënimi, qoftë edhe terrorist, duke përdorur mjete apo sisteme vrojtuese audiovizive, pajisje ndërlidhjeje si dhe duke përdorur teknika të ndryshme, duke respektuar ligjet në fuqi; përdorin qen shërbimi duke marrë masa për parandalimin e pasojave që mund të sjellë ky lloj shërbimi.
Të kryejnë kontrolle sigurie, si patrullime rastësore të paktën çdo dy orë, duke përfshirë të gjithë rrethimin nga toka, uji dhe anën e akostimit, sigurimin e cimave të ankorimit të anijeve. Të gjitha incidentet dhe cenimet esigurisë raportohen teautoritetet ose shërbimet e emergjencës sipasnevojës dhe regjistrohen me anë të Formularit të raportimit të incidenteve.
Të kenë njohuri të plota dhe kualifikimin përkatës për përdorimin e armatimit dhe pajisjeve të kontrollit të sigurisë, si dhe të njohin mirë procedurat e kontrollit të sigurisë për pasagjerët, bagazhet, automjetet, kontejnerët, anijet etj.
Të marrin masa te menjëhershme për zbatimin e procedurave në rast evidentimi të artikujve të ndaluar dhe të bëjnë raportim për çdo rast.
Të parandalojnë veprimtaritë kriminale dhe të raportojnë menjëherë tek Policia e Shtetit çdo lloj veprimtarie kriminale dhe hetimi ndaj tyre dhe të marrin masa si: a) dhënien e ndihmës së nevojshme të dëmtuarve, b) marrjen e masave për ndalimin e kapjen e autorëve të ngjarjes, për ruajtjen dhe sigurimin evendit të ngjarjes deri në ardhjen e punonjësve të policisë së shtetit, c) sigurimin e të dhënave për dëshmitarët e ngjarjes apo autorët.
Të bashkëpunojnë me policinë dhe doganën për zbatimin e procedurave të kontrollit të automjeteve, pasagjerëve dhe anijeve.
Të vlerësojnë çdo informacion që ka të bëjë me raste emergjence dhe të veprojnë me iniciativë dhe me të marrë udhëzime t’i ndjekë ato, me qëllim ruajtjen e jetës dhe pronës, vendosjen e rregullit duke ndihmuar agjencitë pjesëmarrëse për zgjidhjen e situatës.
Të përdorin forcën dhe armët, në bazë të ligjit , “Për përdorimin e armeve”, duke i konsideruar ato si mjet ekstrem, me qëllim ndalimin e personave që kanë kryer, janë duke kryer, ose ka të dhëna të mjaftueshme se kanë kryer ose po përgatiten të kryejnë një krim në ambientet e portit apo në anijet që kanë për detyrë të ruajnë dhe përpiqen t’i shpëtojnë ndalimit.
Të qëndrojnë në vendin e punës dhe të zbatojnë me rigorozitet proçedurat operative në përputhje me këtë rregullore dhe urdhrat që jepen nga eprorët e drejtpërdrejtë.
Të kryejnë shërbimin me uniformën e miratuar, me ose pa armatim (sipas natyrës së shërbimit), pajisje dhe mjete speciale dhe në asnjë rast të mos largohen nga vendi i punës pa marrë leje nga eprori përkatës dhe pa u zëvendësuar.
Të marrin në dorëzim dhe të dorëzojnë detyrën me procesverbal, të kontrollojnë vazhdimisht pajisjet e sigurisë që përdorin në sektorin e shërbimit dhe të njoftojnë shefat e turneve për çdo anomali apo incident që vërehet.
Të mbajnë kontakt me radio me sallën operative duke i raportuar çdo një ore dhe të veprojnë menjëherë për çdo informacion që marrin nga salla operative.
Të njohin komunitetin rrethues dhe zonat më të nxehta të dëmtimit të perimetrit, dhe të raportojnë çdo anomali që vërehet gjatë operimit.
Të jenë të familjarizuar me gjithë punonjësit e të gjitha subjekteve që operojnë në port, të njohin mirë detyrat e gjithsecilit, të njohin mirë pajisjet dhe të jenë të familjarizuar me të gjitha rregullat e vendosura për administrimin e çelësave, drynave për hapjen dhe mbylljen e tyre.
Të kontrollojnë vendosjen e rregullt të automjeteve në sheshet dhe kalatat e portit duke lenë rrugë të lire kalimi pa penguar punën për proceset e ngarkim shkarkimit.
Të njohin planin e vendosjes, skemën përkatëse si dhe sektorin ku kryejnë shërbimin, si dhe të kryejnë detyrat e përcaktuara në planet e miratuara për situata emergjente apo të kalimit të sigurisë në nivelin 2 dhe 3.
Të marrin pjesë dhe të kryejnë trajnim për kualifikimin e personelit çdo muaj të organizuar në bazë të planit mbi përgatitjen profesionale.