Shtatë anije, me po aq mallra të ndryshme, janë në proces përpunimi në këtë fillim jave në portin e Durrësit.
Elektrovinçat dhe punonjësit e skuadrave stivadore, po punojnë sot për shkarkim/ngarkimin e rreth 26 mijë tonë mallra gjithsej.
Nga të dhënat e Dispeçerisë së APD-sē, mësohet se në Terminalin Perëndimor po përpunohen katër anije me xhama, melaminë, grurë dhe çimento.
Ndërkaq, në Terminalin Lindor vijon shkarkimi i anijeve me hekur dhe skrap, si dhe ngarkimi në hambarët e një anijeje tjetër të 4 mijë tonëve çimento për eksport.
Sipas të njejtit burim, mësohet se në radën portuale ndodhen dy anije me 3,200 tonë DAP për bujqësinë dhe 1,350 tonë bërsi soje.
Gjashtë anije të tjera me hekur, llamarina e profile, çimento dhe kontejnerë pritet të mbërrijnë në radën portuale gjatë orëve të ardhshme.