Në tre Terminalet e Mallrave në portin e Durrësit gjatë muajt shtator janë përpunuar 54 anije tregtare gjithsej.
Nga të dhënat operative të Autoritetit Portual, mësohet se numri më i madh i anijeve është përpunuar në Terminalin Perëndimor, që administrohet nga APD. Sipas të dhënave, në këtë Terminal janë përpunuar 30 anije me 83,713 ton mallra gjithsej, si grurë, hekur, llamarinë, plehra kimikë, melaminë, xhama, etj. Në të njejtën periudhë në Terminalin Lindor janë përpunuar 8 anije me 56,202 ton mallra, ku bien në sy anijet Nordtajo” dhe “Martigny”, nga të cilat së bashku janë shkarkuar 32,600 ton qymyr gjithsej.
Ndërkaq në Terminalin e Kontejnerëve, gjatë muajit që lamë pas janë përpunuar 16 anije të specializuara me 12,704 kontejnerë TEU gjithsej.