Në kalatat e portit të Durrësit po përpunohen sot 4 anije tregtare, me afro 21 mijë ton mallra të ndryshme gjithsej, ndërsa në radën portuale pret radhën e akostimit një tjetër anije me 1716 ton melaminë gjithsej.
Nga të dhënat e Qendrës së Informacionit në APD, mësohet se pesë elektrovinça dhe 3 skuadra punonjësish stivadorë po punojnë për shkarkimin e grurit, çimentos dhe skrapit në kalatat 1, 2, 5 dhe 10, ndërsa anija me melaminë që ndodhet në radën portuale pritet të ankorohet në kalatën 2.
Po sot pritet të mbërrijë në portin e Durrësit edhe një tjetër anije me 2400 ton superfosfat.