APD: Superjahti “Vertigo” dhe 107 jahte të tjerë që nga 1 qershori në port

Jahti luksoz “Vertigo” u stacionua dje në portin e Durrësit, ndërsa në kalatën 4 të destinuar për jahtet me gjatësi deri në 50 metra ishin akostuar edhe 6 jahte të tjerë.  

Nga Qendra e Informacionit në APD, mësohet se superjahti me gjatësi 62.46 ml dhe me flamur të ishujve Marshall qëndroi në kalatën 5. “Vertigo” kishte lundruar nga Kartagjena (Spanjë) drejt Durrësit, ndërsa natën e kaluar u nis drejt portit të Splitit në Kroaci.

Por ti më i madh i vendit është kthyer në një destinacion të kroçerave dhe jahteve turistikë të madhësive të ndryshme. Që nga fillimi i muajit qershor në kalatën 4 dhe në kalata të tjera të Terminalit Perëndimor janë bregëzuar 107 jahte turistikë nga vende të ndryshme të botës. Megjithëse është një port shërbimesh me destinacion kryesor përpunimin e anijeve tregtare, Autoriteti Portual Durrës ka krijuar kushte për qëndrimin disaditor të mjeteve lundruese turistike në qytetin antik.

yacht 011
yacht 014

“Vertigo”

yacht 013
yacht 012