APD/ Takim me drejtuesit e Policisë së Shtetit dhe Doganave: plan i përbashkët veprimi për rritjen e sigurisë në Portin e Durrësit

APD/ Takim me drejtuesit e Policisë së Shtetit dhe Doganave: plan i përbashkët veprimi për rritjen e sigurisë në Portin e Durrësit

APD/ Takim me drejtuesit e Policisë së Shtetit dhe Doganave: plan i përbashkët veprimi për rritjen e sigurisë në Portin e Durrësit   

Rritja e mëtejshme e parametrave të sigurisë në Portin më të madh në vend, ishte tema kryesore e takimit zhvilluar mesditën e së premtes mes Drejtorit të  Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, z. Ardi VELIU, Drejtorit të Përgjithshëm të  Doganave, z. Gjon BARDHI dhe Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv të APD-së, z. Pirro VENGU.   

Pas një analize të detajuar të situatës, bashkëbiseduesit u ndalën tek nevoja për të rivlerësuar masat e sigurisë në territorin e portit. Duke shprehur vlerësimin e Autoritetit Portual përkundrejt mbështetjes maksimale që po japin Policia e Shtetit dhe Doganat në këtë përpjekje, z. Vengu theksoi gatishmërinë e APD-së për të pasur një bashkëveprimin edhe më efektiv me institucionet ligjzbatuese që operojnë në hapësirat portuale.

Si pika hyrëse/dalëse kryesore në vendin tonë, Porti i Durrësit luan një rol kyç nga pikëpamja e sigurisë kombëtare dhe duhet të jetë brenda çdo standardi me elementët e sigurisë, u tha ndër të tjera në këtë takim. Në këtë drejtim u miratua një plan i përbashkët veprimi mes Autoritetit Portual Durrës dhe institucioneve ligjzbatuese, i cili përfshin një numër masash konkrete që synojnë rritjen e sigurisë në Portin e Durrësit në planin afat-shkurtër.   

Në takim morën pjesë gjithashtu dhe Drejtori i   Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, z. Lorenc SHEHU,Drejtori   Vendor për Kufirin dhe Migracionin Durrës, z. Ndue Doçi dhe përfaqësues të tjerë të Policisë së Shtetit