Në Terminalin Perëndimor, siç njihet ndryshe Terminali i Mallrave Gjenerale, gjatë periudhës janar-tetor të këtij viti janë përpunuar 238 anije tregtare me 653,736 ton mallra të ndryshme. Krahasuar me të njejtën periudhë të vitit 2018, sipas të dhënave nga Qendra e Informacionit në APD, në këto 10 muaj janë përpunuar 29 anije më shumë, ndërsa volumi i mallrave të përpunuar është rreth 80 mijë ton më i lartë se sa në janar-tetorin e vitit 2018. Gjatë kësaj periudhe në kalatat e Terminalit Perëndimor janë përpunuar rreth 183 mijë ton grurë, 101 mijë ton hekur dhe llamarinë, 66 mijë ton melaminë, etj. Terminali Perëndimor është një nga katër Terminalet e portit më të madh të vendit dhe administrohet nga Autoriteti Portual Durrës.