📍Porti sot
Tetë anije transporti me rreth 32 mijë t mallra të ndryshme pritet të mbërrijnë gjatë 24 orëve të ardhshme në portin e Durrësit.
Tre prej tyre tashmë ndodhen në radën portuale – bëhet e ditur nga Qendra e Informacionit.
Ndërsa në të dy Terminalet e mallrave vijon puna për shkarkimin e dy anijeve me përkatësisht 10,430 t rrotativa llamarine dhe 1,677 t skrap, në radë janë ankoruar anijet “Starry”, “Frojdi II” dhe “Osman Prince” me mbi 11 mijë t mallra gjithsej.
Në lundrim drejt Durrësit janë edhe pesë anije të tjera, me një sasi të përgjithshme prej 21 mijë t mallra të tjerë si qymyr, lidhje hekuri, çimento dhe skrap. Një nga anijet është e ngarkuar me kontejnerë.