APD: Tragetet, afro 50 mijë kamjonë dhe trajlerë me 570 mijë ton mallra mallra në tetë muaj

Tragetet që shfrytëzojnë në hyrje dhe dalje portin e Durrësit në 3-mujorin e parë të këtij viti kanë transportuar 45.799 kamjonë dhe 4.091 trajlerë me mallra.

Shifrat janë përkatësisht 4 dhe 3 përqind më të larta se sa në janar-gushtin e vitit 2017.

Burimet e Sektorit të Statistikave në APD, thanë se në 8-mujorin që sapo u mbyll tragetet kanë transportuar afro 569.017 ton mallra, të ngarkuar në kamjonë dhe trajlera, ose 43 mijë ton më shumë se në janar-gusht 2017.

Tragetet e linjave Durrës – Bari dhe Durrës – Ankona – Trieste e kthim kanë transportuar 2.000 kamjonë dhe trajlerë më shumë se sa në 8 muajt e parë të vitit 2017.

Nga Sektori i Statistikave në APD mësohet gjithashtu se gjatë periudhës 8-mujore 2018, tragetet janë shfrytëzuar gjithashtu nga mbi 630 mijë udhëtarë dhe 137 mijë autovetura gjithsej.