APD: Tragetet, në 7 muaj transportojnë mbi 520 mijë ton mallra

Tragetet që lundrojnë nga Durrësi drejt porteve të Barit dhe Ankonës e anasjelltas, gjatë periudhës janar-korrik të këtij viti kanë transportuar 8 përqind më shumë mallra se sa në të njejtën periudhë të vitit 2017.

Nga Sektori i Statistikave në APD, mësohet se megjithëse kanë kryer të njejtin numër lundrimesh vajtje-ardhje, 551 gjithsej, tragetet kanë transportuar 520.285 ton mallra të ngarkuar në kamjonë dhe trajlerë. Kjo është një shifër 8 përqind më e lartë se sa ajo e së njejtës periudhë të vitit të kaluar, ndërsa numri i udhëtarëve, afro 360 mijë gjithsej, ka pësuar 10 përqind rënie. Tragetet janë shfrytëzuar prej mbi 45 mijë kamjonë dhe trajlerë në 7 muajt e parë të këtij viti, një shifër 4 përqind më e lartë se sa ajo e 7-mujorit janar-korrik të vitit 2017