APD: Tragetet në gjysmën e parë të vitit, më shumë mallra e më pak udhëtarë

Në 6-mujorin e parë të këtij viti tragetet e linjave Durrës – Bari dhe Durrës – Ankona e kthim kanë transportuar më shumë mallra dhe më pak udhëtarë se sa në periudhën janar-qershor të vitit 2017.

Sipas të dhënave të Sektorit të Statistikave në APD, tragetet që nisen ose mbërrijnë në Durrës janë frekuentuar nga afro një çerek milioni udhëtarë, ndërsa kanë transportuar gjithashtu mbi 443 mijë ton mallra.

Nga i njejti burim, mësohet gjithashtu se tragetet kanë kryer në 6 muaj 450 lundrime vajtje-ardhje, me një vëllim prej 9 përqind më shumë mallrash se sa e njejta periudhë e vitit 2017.

Përveç afro 25 mijë autoveturave, tragetet në këtë 6-mujor kanë transportuar edhe rreth 20 mijë kamjonë dhe trajlerë.