APD/Tragetet në orar, priten pesë anije me mallra

Dy tragetet e linjës Bari – Durrës janë akostuar para orës 8.00 të paradites së sotme në portin më të madh të vendit.

Nga Qendra e Informacionit në APD, mësohet se tragetet nuk kanë shënuar vonesa, megjithë reshjet e shiut që kanë nisur gjatë natës.

Ndërkohë në kalatën 6 ka përfunduar përpunimi i anijes së specializuar MSC Hannah, në të cilën u ngarkuan dhe u shkarkuan gjithsej 2,118 konteinerë.

Nga i njejti burim, mësohet se në kalatën 10 vijon përpunimi i anijes Abo Alyssa me 2,930 ton skrap.

Ndërkaq në radën portuale kanë mbërritur anijet Volgobalt me 2,983 ton grurë dhe Sunaid X me 301 konteinerë gjithsej.

Po sot, priten edhe anijet Nacc Sirios, e cila do të ngarkojë 4,100 ton çimento për eksport, si dhe anijet NS Helse me afro 5,900 ton skrap.