Ditët e para të muajit shkurt kanë nisur me intensitet përpunues në kalatat portuale të Portit më të madh në vend. Sipas të dhënave të Dispeçerisë së APD-së, 9 anije tregtare janë akostuar në kalatat portuale nr. 1, 4, 5, 10, 11 dhe 6.
Gjatë fundjavës janë përpunuar 6 anije tregtare me rreth 10, 017 ton mallra të ndryshme dhe 1, 344 konteinerë.
Ndërkohë, aktualisht në kalata vazhdon shkarkimi i 3 anijeve tregtare me rreth 13 ton mallra, kryesisht melaminë dhe hekur, të akostuara në kalatat nr. 1, 4 dhe 5.
Qendra e Informacionit në APD bën me dije se 2 anije tregtare priten në orët në vijim, nga të cilat do të përpunohen afro 3, 250 ton mallra dhe 207 copë konteinerë.