APD/ Veprimtaria portuale gjatë fundjaves dhe në nisje të kësaj jave/ 19 tetor 2020

Gjatë fundjavës që lamë pas, proceset e përpunimit të mallrave me anije dhe konteinerë kanë vijuar me intensitet të lartë në portin më të madh në vend.

Tre anije tregtare me 6,603 tonë grurë, skrap dhe mallra ushqimore po përpunohen gjatë ditës së sotme në kalatat operacionale të Terminalit Perëndimor dhe atij Lindor.

Anijet janë të akostuara në molet 1, 11 dhe 4.
Nga Dispeçeria e APD-së, mësohet se gjatë fundjavës kanë përfunduar procesin e shkarkimit edhe tre anije tregtare të tjera, Anija “MSB1” me rreth 3,900 t çimento rifuxho dhe dy anije me 623 TEU konteinerë.
Një anije ndodhet në Radën portuale, e cila do të akostohet në molin 4, për të shkarkuar rreth 4000 tonë çimento.

Në orët në vijim, priten dhe 5 anije tregtare, në të cilat janë planifikuar të përpunohen rreth 15, 265 tonë mall, të llojeve të ndryshme si; hekur, çimento rifuxho, grurë. Anijet do të ankorohen në molin nr. 1 të portit të Durrësit, në Terminalin e Mallrave Gjenerale, përveç anijes “Grit Cement”, e cila do të përpunohet në molin nr. 11.