APD/ Vijon procesi i dezinfektimit të hapësirave portuale (17 mars 2020)

Drejtoria e Mjedisit, Sigurimit Teknik dhe Emergjencave në APD, ka vijuar me procesin e dezinfektimin të Elektrovinçave dhe automjeteve portuale, në kuadër të masave shtesë për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Procesi ka përfunduar në të gjitha Terminalet e përpunimit të mallrave, si në atë të Perëndimor, në atë Lindor dhe në Terminalin e Konteinerëve dhe do të vijojë të jetë në fokus të veprimtarisë së Autoritetit Portual në ditët dhe javët në vijim.

Të gjithë punonjësit portualë në krye të detyrës, janë të pajisur me mjetet e nevojshme mbrojtëse gjatë ushtrimit të detyrës së tyre.