APD: Vinçi MHC 200 lëshon në ujë motopeshkatoret e reja 44-tonëshe

Tre motopeshkatore, porosi e sipërmarrësve shqiptarë të cilat mbërritën të seksionuara në disa pjesë para 8 muajve në portin e Durrësit, pasi janë montuar, ditët e fundit janë vendosur në Terminalin e Mallrave Gjenerale. Më pas, motopeshkatoret me peshë rreth 44 ton secila dhe me gjatësi standarte 23 metra janë lëshuar në ujë falë kapacitetit bartës të vinçit me goma MHC 200.