APD:më shumë udhëtarë dhe mallra me tragete në periudhën janar – shtator 2019

Gjatë periudhës janar-shtator të këtij viti tragetet e linjave Durrës – Bari, Durrës – Ankona dhe Durrës – Trieste e kthim kanë transportuar më shumë udhëtarë dhe mallra se sa të njejtën periudhë të vitit 2018.

Sipas të dhënave të Sektorit të Statistikave në APD, tragetet janë shfrytëzuar nga rreth 730 mijë udhëtarë, ose 3 % më shumë se sa në 9 muajt e parë të vitit të kaluar.

Ndërkaq, nga i njejti Sektor bëhet me dije se kamjonët dhe trajlerët që kanë zgjedhur tragetet në lundrimin detar transportuan brenda 9 muajve afro 680 mijë ton mallra eksport-importi, ose 5 % më shumë se një vit më parë.

Tragetet kanë kryer 29 lundrime më shumë në periudhën 9-mujore 2018, plot 805 gjithsej.

Numri i pasagjerëve në dalje nga Durrësi me tragete mbetet më i madh, afro 383 mijë, se sa ai në hyrje në portin e Durrësit, mbi 347 mijë gjithsej – thanë burimet e APD.

img_7926_copy_1
img_7928
img_9209
img_9217