Në kalatat e portit të Durrësit sot paradite po përpunohen 6 anije me afro 15.500 ton mallra të ndryshme, si dhe 277 kontejnerë. Nga Qendra e Informacionit në APD, mësohet se nga anijet po shkarkohen grurë, vaj luledielli, xhama dhe çimento e bardhë. Ndërkaq në kalatën 11, anija “NACC Sirios” po ngarkohet me 7,000 ton çimento për eksport. Qendra e Informacionit njofton gjithashtu se në radën portuale dhe në pritje gjatë këtyre ditëve janë edhe pesë anije të tjera, kryesisht me kontejnerë, melaminë dhe makineri të ndryshme.