Autoriteti Portual Durrës afron brezat e rinj me industrinë detare përmes Qendrës së Ekselencës për Çështjet Detare(CEMA) 

15.10.2025 

Autoriteti Portual Durrës mirëpriti në ambientet e Terminalit të Trageteve nxënësit e klasës së 9-të të shkollës “Hasan Koçi”, të cilët zhvilluan një vizitë njohëse në portën detare më të madhe të vendit. 

Kjo nismë zhvillohet në kuadër të strategjisë sociale të Autoritetit Portual Durrës, që synon të afrojë brezat e rinj me sektorin detar dhe me mundësitë e shumta që ai ofron për zhvillimin profesional dhe ekonomik të vendit. 

Përmes Qendrës së Ekselencës për Çështjet Detare, Autoriteti Portual po ndërton ura bashkëpunimi midis arsimit, dijes dhe praktikës, duke promovuar edukimin detar si një drejtim me potencial të madh për të ardhmen. 

Gjatë vizitës, nxënësit u njohën me funksionimin e porteve, lëvizjen e pasagjerëve dhe mallrave, si dhe me rolin që Porti i Durrësit luan në ekonominë kombëtare. 
Ky udhëtim i vogël në botën e madhe të detit shërbeu për të zgjuar interesin e tyre ndaj profesionit detar dhe për të frymëzuar një qasje më të afërt me këtë industri strategjike për vendin. 

Nëpërmjet nismave të saj sociale dhe edukative, Autoriteti Portual Durrës vijon të forcojë lidhjen midis komunitetit dhe detit, duke investuar te brezi i ardhshëm i profesionistëve të detarisë.