19 qershor 2026
Autoriteti Portual Durrës mori pjesë në Genoa Maritime Forum 2026, një nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare të industrisë detare, i cili mblodhi në Genova përfaqësues të porteve, operatorëve detarë dhe institucioneve të sektorit nga vende të ndryshme të botës.
Gjatë dy ditëve të forumit u trajtuan disa nga temat kryesore që po përcaktojnë të ardhmen e industrisë detare, përfshirë dekarbonizimin, transformimin digjital, inteligjencën artificiale, sigurinë kibernetike dhe modernizimin e flotës detare.
Pjesëmarrja e Autoritetit Portual Durrës në këtë aktivitet shërbeu si një mundësi e vlefshme për shkëmbimin e përvojave profesionale, ndjekjen e zhvillimeve më të fundit të sektorit dhe forcimin e bashkëpunimit me partnerë dhe aktorë ndërkombëtarë të industrisë detare.










