Qendra George C. Marshall dhe Shoqata e Alumni-ve të Maqedonisë së Veriut kanë zhvilluar Forumin e Alumni-ve të Sigurisë Rajonale të Ohrit 2024. Forumi disa ditor i këtij viti mblodhi mbi 50 profesionistë të sigurisë nga 13 vende në të gjithë Evropën Juglindore për të trajtuar sfidat më urgjente të rajonit, pjese e të cilit ishte dhe Autoriteti Portual Durrës nëpërmjet Qendrë së Ekselencës për Çështjet Detare(CEMA), një instrument tashmë i konsoliduar për trajnimin dhe kualifikimin e stafit.
Nën temën “Sfidat e sigurisë në Evropën Juglindore: Ndërtimi i qëndrueshmërisë përmes bashkëpunimit”, forumi nxit bashkëpunim më të thellë rajonal për të rritur stabilitetin dhe për të luftuar kërcënimet komplekse hibride.
Forumi pesë ditor, vuri theksin në diskutime dhe seminare të fokusuara në ndërtimin e një Evrope Juglindore më të fortë dhe më elastike në kontekstin e konkurrencës strategjike.