Florian Myshketa, drejtor i Drejtorisë së Mjedisit në APD tha se sot paradite një nga automjetet zjarrfikëse portuale i është bashkuar mjeteve të bashkisë, në misionin për dezinfektimin e rrugëve të qytetit.
Mjetet janë furnizuar me preparatet e përgatitura dhe vazhdojnë të punojnë në grupin e rrugëve të përcaktuar nga bashkia.
Sipas të njejtit burim, automjetet e specializuara të APD do ti përgjigjen rregullisht kërkesave të bashkisë së Durrësit në kuadër të masave për parandalimin e rrezikut të koronavirusit.