Autoriteti Portual Durrës shpall 6 vende të lira pune për Punonjës Sigurie 

17.10.2025

Autoriteti Portual Durrës njofton hapjen e procedurës së aplikimit për 6 pozicione vakante në detyrën e Punonjësit të Sigurisë, pranë Forcës së Sigurisë Portuale (FSPD). 

Të gjithë kandidatët e interesuar ftohen të aplikojnë, duke respektuar kriteret dhe afatet e përcaktuara në njoftimin zyrtar. 

Për më shumë informacion lidhur me dokumentacionin e nevojshëm dhe procedurat e aplikimit, kandidatët mund të paraqiten pranë zyrave të Autoritetit Portual Durrës. 

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është data 17 nëntor 2025.

Autoriteti Portual Durrës inkurajon të gjithë individët që plotësojnë kriteret përkatëse të shfrytëzojnë këtë mundësi për t’u bërë pjesë e ekipit të Forcës së Sigurisë Portuale, në shërbim të sigurisë dhe integritetit të portit më të madh në vend.