APD gjatë gjithë ditës së martë është pjesmarrës në Panairin e Punës Durrës 2018, i cili organizohet nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, si dhe nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit.
Stenda e APD u vizitua nga dhjetra qytetarë, veçanërisht të rinj, të interesuar për funksionimin e tij, si dhe për mundësinë e punësimit në profesione të ndryshme.
Sipas organizatorëve, Panairi që u hap sot në sheshin “Liria” synon të vendosë marrëdhënie konkrete bashkëpunimi dhe komunikimi, midis ofertës dhe kërkesës në tregun e punës, si dhe për të prezantuar mundësitë që ofrohen në qarkun e Durrësit dhe Krujës.