Barkat dhe anijet e para për transportin e mallrave në portet shqiptare (foto)

Transporti detar i mallrave në portet shqiptare nisi me barkat dhe anijet e para në kapërcyellin e shekujve XIX dhe XX.

Fotot që janë vënë në dispozicion kryesisht nga Shoqata mbarëkombëtare e detarëve “Adrijon” pasqyrojnë lundrimin e barkave të para në det dhe në lumenj pranë porteve të ndryshëm në Durrës, Vlorë, Shëngjin, etj.

Shumë prej tyre dëshmojnë kontributin e madh të detarëve ulqinakë, të cilët u transferuan së bashku me anijet që kishin në pronësi nga qyteti i tyre drejt qyteteve tonë bregdetarë.

Qyteti i Durrësit dhe ai i Ulqinit vazhdojnë të ruajnë një marrëdhënie të ngushtë tradicionale mes tyre, duke organizuar veprimtari të përbashkëta kulturore.

Të shumta janë edhe ekspozitat fotografike që evokojnë këtë  periudhë, si dhe sjellin modele të anijeve të hershme, punuar nga mjeshtrat tanë.

004
001_copy_3
003_copy_1
56_copy_1
57
100
101
102
103
105
106
107
108
109
110_copy_1