Blerje Laptop

Në kuadër të Projektit “Treasure” dhe bazuar në Manualin e Programit Interreg Euro-Med, Njësia e Bashkëpunimit Ndërkombëtar ka vendosur të realizojë blerjen e dy laptopeve. Ftojmë të gjithë Operatorët Ekonomikë të interesuar të paraqesin ofertat e tyre teknike dhe ekonomike në një zarf të mbyllur pranë ambienteve të Autoritetit Portual Durrës.

Afati për dorëzimin e ofertave është deri më 17 Korrik 2024.

Kushtet e dorëzimit:

Zarfi: Ofertat duhet të dorëzohen në një zarf të mbyllur për të garantuar konfidencialitetin.
Adresa: Ambjentet e Autoritetit Portual Durrës.
Afati: 17 Korrik 2024.

Ju lutem sigurohuni që ofertat tuaja të jenë të detajuara dhe të përmbajnë të gjitha specifikimet e kërkuara.

Për çdo pyetje ose informacion shtesë, ju lutemi të na kontaktoni në:

Adresa: Autoriteti Portual Durrës, Rruga Porti, Durrës, Shqipëri.

Faleminderit për interesin tuaj dhe presim ofertat tuaja.