Patëm kënaqësinë tju uronim mirëseardhjen Dorindes dhe Maudes, dy studenteve holandezeqë do të kryejnë intership 6 mujor pranë Autoritetit Portual Durrës.
Ato studiojnë në Universitetin Saxion të Shkencave të Aplikuara në Enschede(Hollandë) në profilin e Qeverisjes, Ligjit dhe Zhvillimit Urban dhe do të kryjnë kërkim shkencor akademik mbi Sigurinë e Ngarkesave dhe Mallrave të Rrezikshem dhe Sigurinë fizike e kontrollit të aksesit pranë Autoritetit Portual Durrës.
Ky inership është pjesë e partneritetit të Qendrës së Ekselencës për Çështjet Detare(CEMA) dhe Universitetit “Aleksandër Mosiu” Durrës dhe mundësohet nga programi Erasmus+.
CEMA dhe Forca e Sigurisë Portuale do tju mundësojë atyre informacionet e nevojshme që bashkë me kërkimin shkencor të njohin dhe shohin nga afër ecurinë e projekteve zhvillimore portuale që po realizohen qoftë në Marinën Turistike dhe Portin Tregtar të Porto Romanos.