Në kuadër të programeve të trajnimit dhe kualifikimit të stafit me qëllim zbatimin me rigorozitet të standardeve të sigurisë kibernetike gjatë proceseve të punës, u zhvillua sot nga Njesia e Cilësisë dhe Standardeve trajnimi kualifikues mbi sfidat e sigurisë kibernetike dhe masave parandaluese në raport me rrisqet potenciale të shkaktuara nga incidentet dhe thyerja e sigurisë kibernetike.
Trajnimit ju nënshtruan punonjës të Drejtorisë së Zhvillimit të Teknologjisë dhe Informacionit, të cilët në cilësinë e menaxhuesve të standardeve të sigurisë kibernetike të APD-së trajtuan çështje thelbësore në raport me rritjen e parametrave të sigurisë gjatë proceseve digjitale si dhe mbrojtjen e infrastrukturave kritike me fokus krijimin e një platformë të rëndësishme për implementimin e praktikave më të mira, ndërgjegjësimin dhe rrjetëzimin për të ndërtuar një të ardhme më të sigurtë kibernetike.
Këto trajnime të vazhdueshme synojnë jo vetëm mbrojtjen me rigorozitet të të dhënat e ndjeshme të institucionit duke krijuar një mjedisi të sigurt për operacionet digjitale portuale por gjithashtu edhe për të rritur ekspertizën profesionale në përgjigje të kërkesave dhe sfidave të së ardhmes.