CEMA/ Vijojnë vizitat studimore në Portin e Durrësit/ 4 nëntor 2024

Mirëpritëm në Portin e Durrësit lnjë grup studentësh dhe lektorë të Universitetit Bujqësor të Tiranës.

Vizitat njohëse në hapësirat e projekteve zhvillimore të kompleksit portual Durrës-Porto Romano janë kthyer tashmë në zona interesi për stafet akademike dhe studentët vendas dhe të huaj.

Studentët e degës Biologji Marine dhe Akuakulturë u ndalën sot në hapësirat e terminaleve të Portit të Durrësit ku dhe zhvilluan një tur në mjetin patrullues të basenit portual nën kujdesin e veçantë të efektivit të Forcës së Sigurisë Portuale.

Vizita e stafit akademik dhe studentëve kishte për qëllim realizimin e një dokumentari me fokus sektorin detar në vend si dhe njohjen nga afër me zhvillimet në proces të projekteve infrastrukturore të cilat synojnë krimin e një qendre logjistike rajonale të gjelbër dhe të qendrueshme.

Mbështetja dhe motivimi i profesionistëve të rinj drejt sektorit detar synon të shërbejë si katalizator për të nxitur dhe mbështetur të rinjtë drejt plotësimit të nevojave që ky sektor ka aktualisht si dhe drejt formimit të ekspertizës në një industri me rëndësi thelbësore në ekonominë e vendit.