Ceremoni në portin e Durrësit për misionin e 14-të Forcave tona Detare në Egje

Ushtarakët e misionit të 14-të të Forcave tona Detare në Egje u nisën sot pas ceremonisë që u zhvillua në mesditë në kalatën 4 të portit të Durrësit. 21 detarët e anijes “Lisus” do të jenë pjesë e operacionit të NATO-s “Aegean Sea”.

Në fjalën e tij përshëndetëse zv ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi tha se gjatë këtyre tre vjetëve ushtarakët tanë kanë shpëtuar qindra jetë njerëzish, në kuadër të përpjekjeve ndërkombëtare për të ndaluar trafikimin ilegal dhe migrimin në këtë rajon të trazuar. “Ushtarakët tanë janë pjesë e misioneve të tjera edhe në Afganistan, Letoni, Bosnjë, Kosovë, etj – tha më tej z. Koçi. Ai i uroi sukses ushtarakëve detarë për detyrën që nisin sot.

Detarët i përshëndeti edhe Zv komandanti i Forcës Detare, Artur Meçollari.

Në ceremoninë e zhvilluar në port morrën pjesë edhe familjarë të ushtarakëve që u nisën në mision si dhe detarë veteranë të forcave tona.

Forcat e sigurisë portuale FSPD u kujdesën për mbarëvajtjen e ceremonisë.

img_0309
img_0302
img_0326
img_0294