CNN i kushton një kronikë transformimit që pritet në portin e Durresit/ 01 maj 2021

Imagjinoni një plan ndërtimi madhështor në Shqipëri, kjo është çka Emiratet e Bashkuara Arabe kanë ndërmend të bëjnë!
Emiratet e Bashkuara po kryejnë një investim masiv prej 2.5 miliardë dollarësh në një port, si pjesë e asaj që konsideron si Europa e re.

Gazetari ynë foli me një nga ndërtuesit kryesor në Emirate.

Mohamed Alabbar, drejtor i kompanisë Emaar Properties: “Europa e Re” është shumë tërheqëse për mua. Kur shoh Shqipërinë, atë që po ndodh me qeverinë atje, shoh sa shumë po punojnë të gjithë për të zhvilluar vendin, për ta çuar përpara, dhe si ta them dua që unë të jem i pari që shkon atje.

Sepse të gjithë treguesit janë të duhurit, dyfish rritje në turizëm, 450 kilometra bregdet të mahnitshëm me pamje nga Greqia aty pranë.

Ju thoni që Europa e Re ju tërheq dhe të gjithë u çuditën shumë kur Emiratet e Bashkuara, personalisht ju, bëtë një lëvizje madhore drejt këtyre vendeve, si Serbisë, Beogradit dhe funksonoi!
Kjo është një si një front i dytë në Europën e re. Kështu e shihni ju?

Po, dhe që atëhere kam qënë në të gjitha këto vende. Rritje ekonomike mbreslënëse, fuqi punëtore, qeveri që punon ditë-natë për t’u bërë pjesë e Europës së vërtetë.

Pra ju e shihni dhe shumica e njerëzve thonë shiko imazhin që Shqipëria ka për korrupsionin, për trafikun e drogës, trafikun e njerëzve, kjo nuk ju pengon?

Jo, fatkeqësisht Shqipëria ka një të shkuar, për shkak të qeverive të mëparshme, mbase qysh nga para 90-ës dhe është përballur me të, i është dashur të kalojë në këtë fazë. Asgjë nuk bëhet brenda një nate, por ata ia kanë dalë dhe të gjithë treguesit janë shumë pozitivë sipas meje, prandaj po investoj në një projekt të konsiderueshëm dhe jam shumë krenar që jam i pari në këtë aspekt.

Është interesante sepse kanë kaluar një tërmet katastrofik në 2019, i cili shkatërroi shumë ndërtesa, përfshirë këtu edhe Portin e Durrësit. Duket si një mundësi për rindërtim dhe rizhvillim për vendin.

Po, sigurisht, ka shumë projekte rindërtimi që po zbatohen tani dhe shpresoj të mund të kontribuojmë jo vetëm për rindërtim, por të mund të kontribuojmë që Shqipëria të vendoset në hartë dhe të ftojë investitorë të tjerë aty bashkë me ne, sepse sigurisht jemi aty për të investuar, por nëse arrijmë të kontribuojmë e të bëjmë detyrën tonë si qytetarë të mirë dhe të mund të vëmë në pah rëndësinë dhe vlerën e këtij vendi, të qeverisë dhe popullit të tyre…

Ky është një projekt projekt madhor, 800 mijë m2, apartamente, hotele, zyra, një tërësi objektesh do thoja. Ky model nga Emiratet e Bashkuara, që ju e keni realizuar në Dubai mund të transferohet në një vend si Shqipëria?

Epo, mendoj që këtë e kam realizuar në shumë vende, por i fundit ishte në Serbi, ku morëm përsipër stacionin e trenit, dhe bëra të njëjtën gjë dhe funksionoi jashtëzakonisht shumë mirë. Vërtet besoj që kjo gjë funksionon kudo në botë, nëse e bën mirë, me partnerët e duhur, për të ndërtuar portin më të madh në detin Adriatik në Durrës me mbi 12 mijë apartamente, hotele, restorante e dyqane, mendoj se për mua është si të kem një ëndërr që shkoj dhe e kthej në realitet.