Një detar veteran nga Durrësi, ka publikuar këto ditë një vëllim me kujtime për Flotën Tregtare, Portin dhe Kantierin detar.
Libri “Jeta ime mes njerëzve të detit” i autorit Dashamir Janina, është një shenjë nderimi dhe kujtese për të gjithë ata që punuan dhe sakrifikuan për krijimin, rritjen dhe modernizimin e Flotës sonë Tregtare.
“Në njëfarë mënyre aty është edhe historia e kësaj Flote pas Luftës së dytë botërore, histori që nisi nga anijet modeste prej druri, për të përfunduar me transoqeanikët e mëdhenj.
Libri është një rizgjim i zonave të fjetura të kujtesës – thotë Osman Metalla, dekan i fakultetit të Navigacionit në Universitetin e Durrësit.
Autori Janina, i cili ka filluar të lundrojë me anijet prejdruri të Flotës, e më pas me anijet “Sazani” e “Butrinti” përshkruan jetën e tij dhe të detarëve në anije.
Në libër, paraqiten mbi 80 tregime të shkurtëra për ngjarje të rëndësishme nga jeta e detarëve në lundrim; portretet e kapidanëve të parë nga Ulqini; takimet “e fshehta” me qytetarë të huaj; udhëtimet drejt vendevetë Europës lindore e më pas drejt Kinës e vendeve në oqeanin Atlantik; sakrificat e panumërta të detarëve; mysafirët e veçantë në bordin e anijes si shkrimtarët Zihni Sako dhe Dhimitër Shuteriqi, apo ajo e futbollistëve të kombëtares shqiptare.
Dashamiri tregon thjesht mbi jetën e tij dhe të kolegëve, duke zgjuar nga memoria e tij jo vetëmecurinë e Flotës sonë, por edhe ngjarje historike të Shqipërisë, që paralelisht kanë ndikuar edhe në jetën e detarëve dhe familjarëve të tyre.
Një vend të veçantë zenë edhe informacionet me karakter njohës, mbi drejtimin e Portit detar, Kantierit të riparimit dhe ndërtimit të anijeve, si dhe Flotës tregtare.
Dashamir Janina mbërrin në këtë botim, si themelues dhe drejtuesi i parë i Shoqatës Detare “Adrijon”, e cila në këto 20 vite ka organizuar në Durrës, Tiranë dhe në Ulqin një sërë veprimtarish me temë nga deti.
Janina thotë se ky libër është një shenjë nderimi dhe mirënjohje të thellë për kontributin e detarëve që nuk jetojnë më. Respekt të pamatë edhe për të gjithë detarët e rinj shqiptarë, në dete dhe oqeane kudo qëndodhen.
Panelet e fotoekspozitave të hapura ndër vite ripublikohen si album në librin “Jeta ime mes njerëzve të detit”.
Një vend të veçantë zenë edhe fotot e detarëve, të portit të Durrësit dhe të anijeve të Flotës Tregtare veçanërishtnë gjysmën e dytë të shekullit të kaluar.
Libri me 300 faqe është publikuar nga botimet “Poeteka” me mbështetjen e Autoritetit Portual.
“Në këtë libër vlerësohet fakti se asgjë nuk ka lindur sot, se pas çdo anije ka një histori dhe se pas çdo lundrimi dhe linje detare ka shumë e shumë ngjarje, që nuk duhen shpërfillur, por duhen nderuar gjithmonë – shkruan prof. as. dr. Osman Metalla në kopertinën e librit.
Nga: Gëzim Kabashi