Një delegacion me ushtarakë të KFOR-it ka vizituar këto ditë portin e Durrësit. Gjatë Takimit, grupi prej 9 drejtuesish dhe specialistësh ushtarakë janë informuar mbi kapacitetet dhe mënyrën e funksionimit të portit më të madh të vendit.
Specialistët e APD kanë bërë të njohur edhe projektet e afërta që do të zbatohen në hapësirën portuale.