Delegacioni i KFOR, vizitë në Portin e Durrësit/ 17 shtator 2021

Në ambjentet e Autoritetit Portual Durrës u prit delegacioni i KFOR-it, i kryesuar nga OF 5. Markus REISNER dhe katër përfaqësues të Shtabit të Përgjithshëm të KFOR, takim ky i zhvilluar në kuadër të njohjes nga afër të kapaciteteve aktuale të Portit të Durrësit.

Në vijim të takimit, delegacioni u ndal gjithashtu edhe në Terminalin e Pasagjerëve, ku u shoqërua nga përfaqësues të Autoritetit Portual si: Drejtori i Forcës së Sigurisë Portuale, Z.Alfred Velaj dhe Oficeri i Sigurisë Portuale Z.Dritan Prifti, të cilët ju përgjigjën interesit të ekipit të KFOR për t’u prezantuar me kapacitetet përpunuese të këtij terminali, standardet dhe planin e sigurisë të implementuara në këtë pikë të kalimit kufitar, si një ndër më të rëndësishmet në vend, veçanërisht gjatë periudhave të sezonit të lartë, i cili karakterizohet nga fluks i shtuar i pasagjerëve.

Në mbyllje të takimit, ekipi i KFOR-it shprehu mirënjohjen dhe vlerësoi asistencën dhe kontributin e ofruar nga Porti i Durrësit, gjatë procesit të dislokimit të mjeteve dhe trupave ushtarake, si dhe për lehtësimin e procedurave dhe krijimin e e një rrugë kalimi të sigurt drejt vendit fqinjë, Kosovës.