Një delegacion me ushtarakë të KFOR-it ka vizituar ditën e djeshme Portin e Durrësit, vizitë kjo e kryer në kuadër të bashkëpunimit të suksesshëm disavjeçar mes palëve.
Delegacioni u prit në ambjentet e portit nga Drejtori i Përgjithshëm Ekzekuti i Autoritetit Portual Durrës, z.Kreshnik Bajraktari si dhe anëtarë të tjerë të stafit ekzekutiv të institucionit.
Z. Bajraktari nënvizoi gatishmërinë e autoritetit që ai drejton për vijimësinë e bashkëpunimit me strukturat e KFOR-it, me qëllim përmirësimin e mëtejshëm të standardeve të sigurisë si dhe koordinimin më efikas të agjencive ligjzbatuese të cilat operojnë në hapësirat portuale.
Kreu i APD-së, i njohu gjithashtu me investimet madhore dhe 2 projektet strategjike të cilave po ju nënshtrohet aktualisht Porti i Durrësit si dhe rolin e rëndësishém të bazës ushatarake që do të ndërtohet në Porto Romano, si dhë nënvizoi rëndësin që ato mbartin në aspektin e sigurisë kombëtare dhe rajonale.
Në vijim të takimit, ekipi KFOR shfaqi interes mbi kapacitetet përpunuese si dhe standarded dhe planet e sigurisë të implementuara në port si një ndër pikat më të rëndësishme të kalimit kufitar në vend. Delegacioni i pranishëm prezantoi dhe planet e afërta për zhvillimin e disa seancave stërvitore të përbashkëta me forcat vendase në funksion të rritjes së nivelit të ndërveprimit si një prej pikave kryesore të planit të trajnimit tënjësive të KFOR-it.
Në mbyllje të takimit, delegacioni shprehu mirënjohjen dhe vlerësoi asistencën dhe kontributin e ofruar nga Porti i Durrësit, gjatë proceseve të dislokimit të mjeteve dhe trupave ushtarake, si dhe vlerësoi mirëadministrimin e territorit portual dhe infrastrukturën e sigurisë portuale si një ndër asetet e rëndësisë së veçantë kombëtare.