24.02.2026
Autoriteti Portual Durrës mirëpriti ditën e sotme njëdelegacion nga Forca e Kosovës (KFOR), në kuadër tënjë vizite zyrtare me fokus njohjen nga afër të aktivitetitdhe kapaciteteve operacionale të portit.
Delegacioni u prit nga Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Portual Durrës, Rubin Rredhi, i cili prezantoizhvillimet kryesore të portit, funksionimin e terminalevedhe kapacitetet logjistike që ofron infrastrukturaportuale.
Gjatë vizitës, përfaqësuesit e KFOR u njohën me përpunimin e mallrave dhe pasagjerëve, si dhe me roline Portit të Durrësit në mbështetjen e operacionevelogjistike dhe transportit detar.
Vizita u zhvillua në kuadër të bashkëpunimit institucionaldhe shkëmbimit të informacionit me partnerëtndërkombëtarë, duke theksuar rëndësinë e portit nënivel kombëtar dhe rajonal.





