Një delegacion ushtarak kroat i KFOR-it, zhvilloi të mërkurën në mesditë një vizitë njohëse në Portin e Durrësit.
Njohja e kapaciteteve portuale përbënte qëllimin kryesor të vizitës së delegacionit të ushtarakëve, që drejtohej nga n/kolonel Francois Buj.
Porti më i madh i vendit dhe kapacitetet portuale të tij u prezantuan në sallën e Konferencave të APD nga drejtori I FSPD, Alfred Velaj.
Më pas delegacioni i ushtarakëve të KFOR-it vizitoi Terminalin e Trageteve.