Një 45-vjeçar është aksidentuar sot paradite në anijen “Union”, që ndodhet në Terminalin lindor të portit të Durrësit. E. S. aktualisht ndodhet në spitalin rajonal jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11.50, kur 45-vjeçari, i cili kishte një takim pune me personelin shqiptar të anijes është rrëzuar aksidentalisht në një nga hambarët e saj. I dëmtuari është dërguar me autoambulancën e APD në spitalin rajonal të Durrësit dhe gjendja e tij shëndetsore po përmirsohet.
E. S., rreth 45 vjeç, kishte hyrë sot paradite në territorin e portit me automjetin e tij, pasi kishte marrë një leje hyrjeje ditore.